Zhdukja e Sahatit të Tiranës/ Rrëfimi prekës i gazetares: Kanë rrethuar edhe Spitalin Psikiatrik

0
128

Gazetarja e njohur, Elsa Demo, në një rrëfim prekës për Adi Krastën, komentoi zhdukjen e Sahatit të Tiranës që po rrethohet me një ndërtim monstruoz.

“Kam frikë se Tirana ka hyrë në një rrugë pa kthim. Kjo është e dukshme që Tirana ka hyrë në një rrugë pa kthim.

Por unë do prekja një moment prekës që është po kaq i dhimbshëm. Unë udhëtoj me autobus, është një gjë që më pëlqen. Me ato autobusa që ka Tirana. Kthehesha para dy-tre netësh dhe shikoja se si pjesa e Spitalit Psikiatrik të Tiranës është rrethuar me ndërtesa, me rezidenca, me banesa dhe i kanë marrë frymën. Për mua, kjo është më e dhimbshme sesa kulla e Sahatit.

Nëse sanatoriumet, nëse qendra të tilla që kujdesen për shëndetin tonë mendor, nuk kanë më pemë, as qiell, as ajër, por kanë kuvlitë ku njerëzit mbyllen, kjo do të thotë që t’i bësh shqiptarët që të zbresin në instinktet e tyre bazë: që gjallesat kanë shqetësimin të sigurojnë një banesë. Pra shqiptarëve nuk u intereson asgjë më shumë se një banesë, nuk u intereson se çfarë kanë para apo mbrapa. Kjo më ka trishtuar shumë. Nuk e kisha vënë re,” tha ajo e prekur.

Gazetarja e mbylli rrëfimin e saj për Krastën duke treguar se çfarë i kishte ndodhur me një aktor të njohur.

“E di çfarë më ka thënë një aktor i nderuar i skenës? Që ka qenë shumë i diskutueshëm në qëndrimet e tij për teatrin. Jam matur nëse duhet ta them publikisht kur ai hidhej sa në një degë në tjetrën në mbrojtje të teatrit. Nuk do e them emrin, pavarësisht se mund ta marrin me mend.

Kur më hoqën nga puna më ftoi për kafe dhe më tha: Dëgjo këtu, mos e ngri shumë zërin sepse do të mbetesh pa bukë dhe do të harrohesh. Në këtë vend mund të kujtohen për mirë apo për keq vetëm tre ditë. Mos u kruaj me politikën.

Ky lloj artisti ka qenë me shumë influencë në ndotjen e kulturës në këtë vend,” tha Demo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here