Standard.al

Vdiq Maradona por jo legjenda e futbollit, çfarë thoshte ai për “Dorën e Zotit”

0

Bota e futbollit ka  humbur sot më të mirin e saj por jo legjendën e tij.

Diego Maradona u nda nga jeta, duke përhapur hidhërim në të gjithë botën.

Përpos të gjithë sukseseve të tij në futboll, Diego Armando Maradona, do të mbahet mend gjatë për atë gol të shënuar kundër Anglisë në botërorin e 1986-ës.

Jo për supergolin që shënoi kur mori topin nga mesi i fushës dhe i dribloi të gjithë, por për atë gol… “Dorën e Zotit”.

Një gol që përmendet gjithmonë kur në skenë del emri i Maradonës. Ish-fantazisti i Napolit, Barcelonës dhe i Argjentinës, ka treguar pak kohë më parë disa prapaskena në lidhje me atë ndeshje, më konkretisht me golin e shënuar me dorë, si dhe bisedat që pati me shokët e skuadrës.

“Kur e pashë topin në ajër, nuk e kisha idenë si ta gjuaja. Tentova me dorë dhe me kokë. Nuk ia kisha idenë ku shkoi topi, por e pashë në rrjetë. Fillova të bërtas: Gol, gol! Sergio Batista, po, ai idioti, më pyeti nëse kisha përdorur dorën për të shënuar.

I thashë: Pusho budalla, dhe më përqafo menjëherë! Të gjithë filluan të më përqafonin. Valdano gjithashtu më pyeti nëse shënova me dorë. “Do të tregoj pas ndeshjes, për momentin mos më çaj shumë t****n!”

Kam takuar arbitrin e ndeshjes disa vite më vonë në Dubai, Ali Bin Nasser. Ai më tha se nuk e kishte parë episodin, madje as asistentët e tij. Nuk kishin faj arbitrat, 80 mijë vetë në stadium nuk e panë. Të gjithë u mashtruan”, pati rrëfyer Maradona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.