Skandali/ Pacientëve me koronavirus nuk iu rimbursohen ilaçet

0
117

Një skandal i përmasave të mëdha po tentohet të kalohet në heshtje. Qeveria premtoi se pacientët e sëmurë me COVID-19 do të përfitojnë ilaçe të rimbursueshme, por në realitet një gjë e tillë nuk po ndodh.

Në redaksinë e Gazetës MAPO kanë mbërritur dhjetëra denoncime nga qytetarë të prekur nga virusi i rrezikshëm. Ata pohojnë se përgjigjja që iu është kthyer nga autoritetet ka qenë se njohin vetëm testimin e bërë nga ISHP përmes tamponit dhe jo analizat e kryera në spitalet private.

Bërja e një tamponi nga ISHP zgjat minimiumi një javë. Procedurë e komplikuar që në të shumtën e rasteve është bërë shkak edhe për humbje të jetëve njerëzore. Në kushtet kur nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër, qytetarët i drejtohen laboratorëve privatë për t’u testuar. Mirëpo, përgjigjja pozitive nga privati nuk njihet nga ISKSH. Dhe kësisoj pacientët e sëmurë që po trajtohen në shtëpi, nuk përfitojnë ilaçe të rimbursueshme. Kujtojmë që kostoja e medikamenteve anti-COVID arrin nga 50 mijë-100 mijë lekë të reja minimumi. Për xhepin e një qytetari të thjeshtë janë të papërballueshme.

Një skandal që me shumë mundësi, si gjithnjë, ndodh rëndom vetëm në Shqipëri. Kujtojmë që një ditë më parë u shënua numër rekord viktimash nga COVID-19, 19 të vdekur në 24 orë, ndërkohë që numri i rasteve të reja po arrin shifra dramatike.

Sakaq, qeveria përveçse të vendosë gjoba për maskën në rrugë dhe daljen nga shtëpia pas orës 22:00, duhet që në radhë të parë t’u përgjigjet të sëmurëve dhe të mbajë përgjegjësi për shëndetin e çdo pacienti, pasi kostot bien vetëm mbi autoritetet. Dhe bën mirë që propagandën ta lërë për një moment tjetër./MAPO

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here