Rriten frikshëm vdekjet në SHBA/ Shënohet dita më e keqe e pandemisë në 6 muajt e fundit

0
106

Në 24 orët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 2100 vdekje si pasojë e pandemisë së koronavirusit, një bilanc ky që nuk përsëritej që prej muajit maj.

Në një kohë kur rastet e reja dhe shtrimet në spital vijojnë të shtohen në mbarë Amerikët, ekspertët paralajmërojnë nivele të larta vdekshmërie.

Të infektuarit ditor me koronavirus vijojnë të jenë mbi 100 mijë prej 3 javësh, ndërkohë që shtrimet në spitale vijojnë të shënojnë rekorde për ditën e 15 radhazi.

Trendi rritës pritet të përkeqësohet në ditët në vijim me festën e Falënderimeve, e cila zakonisht paralajmëron javën më të ngarkuar për udhëtime në SHBA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here