“Po shohim pamje kriminale nga spitalet”, Spahia: Qytetarët presin për orë të tëra ambulancat, mjekët në vijën e parë janë lënë vetëm

0
84

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se situata nga koronavirusi paraqitet e rëndë.

Spahiia theksoi se njerëzit janë duke parë pamje kriminale që vijnë nga spitalet.

“Situata nga koronavirusi është shumë e vështirë, është zgjatje e fazës së parë të pandemisë, që përkeqësohet edhe nga disa faktorë të tjerë, por edhe humbja e kohës për të ndërhyrë ashtu siç duhet që të frenohet përhapja e virusit.

 

 

Qeveria duhet të kishte strategji të qartë. Janë pamje kriminale ata të pacientëve që kalojnë natën në situata tejet të rënda. Ata presin orë të tëra ambulancën.  Duhet të rriten kapacitetet në çdo kuptim, të ekspertëve, të ambienteve spitalore etj”, tha Spahia.

Bardh Spahia vlerësoi se duhet të rriten testimet, pasi kështu do të mund të kemi një panoramë më të qartë të situatës.

Masat do ishin normale, nëse do kishim pasqyrë të qartë të situatës, duke rritur testet. Ne kemi parë sesi në bare, në ambiente të tjera publike nuk po mbahen ata masa që janë vendosur. Në Europë realizohen testime të shumta, në Itali punohet me ritme shumë të larta sa i përket testeve. Vetëm testet mund të zbulojnë gjurmimin e kontakteve”, u shpreh Spahia.

Më tej, Spahia tha se mjekët që janë në vijë të parë të frontit janë lënë vetëm nga qeveria.

Situata për mjekët është shumë e vështirë. Mjekët ka 9 muaj që janë në vijë të parë ndaj Covid-19. Shumë prej tyre janë prekur nga koronavirusi dhe shumë të tjerë kanë humbur jetën nga virusi.

Ka pasur humbje të rënda nga kolegët tonë, por ky komunitet ka punuar në mënyrë intensive për të shpëtuar jetë. Është përkushtim e sakrificë i tyre. Ata janë lënë vetëm, gjenden në situatë kritike, kanë mungesa të thella edhe për kushtet e punës”, përfundoi Spahia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here