“Mund të ruhet në temperatura të zakonshme në frigorifer”, AstraZeneca jep lajmin: Ja sa kushton vaksina jonë

0
91

AstraZeneca që ka bashkëpunuar me Oksfordin për një vaksinë kundër koronavirusit, bëri me dije se vaksina e tyre me efektshmëri deri në 90%, do të kushtojë 3 euro.

Gjithashtu, ajo mund të ruhet deri në 6 muaj në një temperaturë -2 gradë.

Më herët, edhe shkencëtari kryesor i OBSH-së, dr. Soumya Swaminathan tha se avantazhi i kësaj vaksine është se mund të ruhet në temperatura të zakonshme në frigorifer.

“Kjo natyrisht ka përparësi të mëdha logjistike për transportimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në qytete dhe fshatra dhe zona rurale në të gjithë botën. Dhe ne shpresojmë që të ketë më shumë vaksina të tilla, të cilat janë më të qëndrueshme në nxehtësi”, tha Swaminathan.

AstraZeneca tha se do të finalizojë prodhimin e 3 miliardë dozave sapo të merret aprovimi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here