Standard.al

FOTO/ Ish-deputeti i PD nxjerr mesazhet: Shkollat i janë dorëzuar pandemisë! Qindra mësues dhe mijëra fëmijë të infektuar

0

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka nxjerrrë dy mesazhe ku qytetarët denoncojnë për raste me COVID-19 nëpër shkolla që mbahen të fshehta.

Boçi jep një tjetër panoramë teksa thotë se ky është një mashtrim spektakolar pasi shkollat i janë dorëzuar tashmë pandemisë.

Ai shton se mësuesit që kanë humbur jetën nga COVID-19 janë me dhjetëra, të infektuar me qindra kurse nxënës të prekur nga virusi ka me mijëra.

 

 

STATUSI NGA LUÇIANO BOÇI

MASHTRIM-20

Si tha Rama me Ministren e tij fasadë?!

“Shkollat janë vendet më të sigurta se çdo vend tjetër nga covid-19”!!!!?

Mashtrim më spektakolar se ky nuk gjen!

Mashtrim-20 në analogji me covid-19.

Ndërkohē e vërteta është krejt ndryshe.

Mësuesit që kanë humbur jetën janë me dhjetra!

Mësues të infektuar janë me qindra!

Fēmijē tē infektuar janë me mijëra!

Dhe asnjë masë financiare të dedikuar ndaj tyre.

Shkollat i janë dorëzuar pandemisë, sepse Rama nuk do të harxhojë asnjë qindarkë për kujdesin ndaj nxënësve, ndaj prindërve të tyre e ndaj mësuesve.

Mjaftojnë këto dy mesazhe mes qindrave, që ngrejnë alarmin për gjendjen në shkolla dhe hedhin poshtë mashtrimet e Ramës dhe fasadës së tij.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.