Europianët vaksinohen para Krishtlindjes

0
135

Tani që disa vaksina kundër koronavirusit janë gati, sfidë për vendet europiane mbetet procesi i vaksinimit. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen bëri thirrje për përgatitjen e logjistikës dhe siguroi se qytetarët e parë do të vaksinohen para Krishtlindjes.

Europianët e parë do të vaksinohen para Krishtlindjes, por Komisioni Europian u bëri thirrje vendeve anëtare të përgatisin logjistikën ndërsa bëhet gati hedhja në treg e miliona vaksinave.

“Më në fund ka dritë në fund në tunelit. Europianët e parë do të jenë të vaksinuar para fundit të dhjetorit,” u tha eurodeputetëve presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Krahu ekzekutiv i Komisionit ka arritur marrëveshje deri më tani me gjashtë prodhues vaksinash dhe po punon për nënshkrimin e një kontrate të shtatë. Këto marrëveshje do t’i lejojnë blerjen e mbi 800 milionë dozave, më shumë se popullsia e bllokut që llogaritet në rreth 460 milionë banorë.

Një pjesë e sasisë do t’u dhurohet vendeve me të ardhura të mesme dhe të ulëta dhe këtu mund të përfitojë edhe Shqipëria.

Këtë javë Brukseli njoftoi arritjen e marrëveshjes me firmën amerikane Moderna për blerjen e rreth 160 milionë doza vaksinash. Firma thotë se vaksina që ka zhvilluar rezultoi 94.5% efikase sipas të dhënave paraprake.

Por presidentja von der Leyen tha se tani hapi i radhës i rëndësishëm është vaksinimi.

“Vendet anëtare duhet të bëhen gati tani. Po flasim për milionë shiringa, zinxhirë ftohës dhe organizimin e qendrave të vaksinimit. E gjithë kjo duhet përgatitur,” paralajmëroi ajo.

Von der Leyen iu bëri thirrje sërish europianëve të respektojnë masat, pavarësisht se ato mund të dëmtojmë bizneset apo rëndojnë shëndetin mendor.

Qeveritë europiane kanë mësuar nga gabimet e stinës së verës, kur grumbullimet masive shkaktuan në shator fillimin e valës së dytë goditëse të pandemisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here