Elbasani vatër e mësuesve të infektuar, ja sa arsimtarë janë testuar pozitivë në 24 orët e fundit

0
113

Elbasani është një ndër qytetet që ka një numër të lartë të infektuarish nga COIVID-19, në këtë valë të dytë të pandemisë.

Në vetëm 24 orët e fundit u testuan pozitivë 44 qytetarë, nga të cilët 6 janë mësues dhe 7 nxënës.

“Panorama” mëson se në Elbasan në sistemin arsimor janë aktiv me COVID-19, 37 mësues, ndërsa në 48 orët e fundit janë negativizuar 7 arsimtarë.

Numri total i të prekurve në sistemin arsimor që nga nisja e procesit mësimor është 77 të infektuar.

Gjendja në 24 orët e fundit

Në të gjithë vendin  në 24 orët e fundit janë shënuar pozitivë 644 persona, ndërsa humbën jetën tetë persona. Kështu numri i personave që janë testuar pozitivë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 34.944, ndërsa ai i viktimave në 743.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here