DJ i njohur ndahet nga jeta në moshën 30 vjeçare

0
126

DJ i njohur, Garret Lockhart është ndarë nga jeta tragjikisht në moshën 30-vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk dihet ende. Lajmi vjen vetëm 10 ditë pasi ai u kthye në performimin e muzikës live, pasi kufizimet e koronavirusit filluan të hiqeshin.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga llogaritë e tij në rrjete sociale, ku shkruhet se ai ka ndërruar jetë në datën 23 nëntor.

“Të hënën, 23 nëntor, bota humbi një shpirt të bukur, Garrett Falls Lockhart, i njohur gjithashtu si i_o. Kjo frymë jashtëzakonisht e talentuar na mësoi se edhe nëse asgjë nuk ka rëndësi, ju prapë mund të udhëhiqni me dashuri. E vërteta dhe shpirti i Garrett jetojnë përmes muzikës që ndau. Pusho në paqe Garrett. Ne të duam”, thuhet në deklaratën në faqen e tij të Instagramit.

DJ ishte nga Uashingtoni dhe u bë i njohur për bashkëpunimin me Grimes në këngën, “Violence”, nga albumi Miss Anthropocene i vitit 2019./K.H/Syri.net/ 

 

 

1 / 3

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here