Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Mallakastër/ 5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

0
131

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin Tepelenë-Mallakastër.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeç.

Një automjet tip Toyota me targa greke po shkonte në drejtimin verior drejt Tiranës, ndërkohë që i është prerë rruga nga një kamionçinë qe vinte nga një rrugë sekondare e fshatit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, në autoveturë udhëtonte çifti i bashkëshortëve nga Fieri së bashku me fëmijen e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e femijës.

Të pestë të lenduarit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë që njëri prej të lënduarve, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, është shtruar në reanimacion me plagë të rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here