Zgjedhjet në LSI, Kryemadhi: Pjesëmarrja e lartë tregon rritjen e partisë sonë…që na çon më të fortë në zgjedhjet e 25 prillit

0
88

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një bisedë me gazetarët, duke folur për zgjedhjet brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se procesi ishte transparent.

Kryemadhi theksoi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë, ndërsa shton se kjo tregon rritjen e LSI-së.

“Zgjedhjet në LSI ishin transparente.  Publiku pa se në zgjedhjet e 25 prillit do ketë një pjesëmarrje të madhe. Risia e zgjedhjeve ishte votimi online.

 

Pjesëmarrja ishte e madhe, edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Pjesëmarrja e të rinjve në proces tregon se LSi rritet shpejt. Ky ishte një proces që na çon më të fortë në zgjedhjet e 25 prillit”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here