Standard.al

Sekretet e festivalit të RTSH/ Fituesi është shpallur në rrjet? Kuke e Kurti: As juria nuk është zgjedhur

0

Më pak se një muaj na ndan nga festivali i këngës në RTSH që këtë vit del i zhveshur në shesh nga salla historike.

Në kushtet e pandemise organizatorët kanë menduar një formulë të re.

Ndërsa dy netët e para do të jenë më regjistrim finalja do jetë live.

 

 

Një fitues është shpallur online ndonëse festivali nuk është mbajtur ende. Regjisori Pali Kuke e zëdhënësja e festivalit të RTSH, Kozeta Kurti tregojnë se nuk është zgjedhur juria që vendos fituesin dhe se debatet paraprake janë normale.

Ndërsa skenaristi Blendi Salaj flet për një skenar të ngrohtë në një festival unik që mund të mos bëhet me kurrë jashtë.

Regjisori Pali Kuke thekson se “Jemi të lumtur që po mbahet si një himn për jetën, njeriun e dashurinë. Juria do votojë live në natën finale. Ju mund te keni lexuar që fituesi është zgjedhur por në ende nuk kemi vendosur jurinë”.

Në një linjë me Kuken është edhe Kozeta Kurti e cila duke vënë theksin te publikimi i këngëve tha se juria po mendohet dhe nuk bëhet publike që të shmangen ndikimet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.