Standard.al

Sa përqind e popullsisë shqiptare janë të infektuar? Përgjigjet Muka: Ju tregoj këmbanën e alarmit

0

Studiuesi Taulant Muka në një intervistë për RTV Ora ka treguar se është mjaft e vështirë për të treguar një përqindje të afërt të popullsisë shqiptare të infektuar nga Covid-19.

Muka ka treguar në njëfarë mënyre se të dhënat zyrtare nuk janë përfundimtare, duke e bërë më të vështirë këtë proces, teksa ka shtuar se gjatë verës kanë vdekur 1000 qytetarë më shumë se një vit më parë.

Muka: Është e pamundur të bësh një analizë me të dhënat shqiptare, pa njohur fillimisht sa teste bëhen, çfarë kriteresh ka testi.

Unë di nga shifrat shqiptare që gjatë verës kanë ndërruar jetë mbi 1000 qytetarë shqiptarë, jo nga Covid, por shtesë në krahasim me vitet e tjera. Kjo është një këmbanë alarmi sipas të dhënave zyrtare që masat që janë ndërmarrë më parë, po vrasin më shumë se sa Covidi.  

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.