Standard.al

Rama kthen ditëlindjen e humoristit në çështje politike!

0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë shfaqen hapur të presidentit Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi në ditëlindjen e aktorit të humorit, Bes Kallaku, duke thyer protokollin anti-covid.

Në një konferencë për mediat, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se si e kishte parë zbatimin e masave nga përfaqësuesit politikë, Rama e cilësoi skandaloze sjelljen e Metës.

“Së pari unë nuk vendos masa. Ato i vendos komitetit teknik. As nuk monitoroj zbatimin e masave. Ka institucione që merren me monitorimin e masave. Më duket e pamundur që t’i japë përgjigje pyetjes se si i kam parë kundërshtarët në këtë drejtim. Kuptoj si gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja ta shija as unë dhe askush tjetër. Shembullin më skandaloz të shkeljes se ligjit nga presidenti i Republikës, nga Zonja e Parë dhe nga çeta e tyre. Që ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime më shumë se 10 persona, nuk mund që të bëhen këto pjesëmarrje. Na shfaqen në një spektaklet të pështirë të karshillëkut jo vetëm me ligjin, por dhe me shëndetin e të tjerëve. Këtë kam parë. Më shumë se kaq s’kam parë asnjë lajm të veçante. Shëndeti është padiskutim më rëndësi, s’ka asnjë aktivitet tjetër, përfshi dhe ato elektorale që s’mund të diskutohen me ndonjë rëndësi që vë në diskutim shëndetin. S’jemi në fushatë, s’kemi ndërprerë takim elektoral. Do na duhen që të ndalojmë aktivitetin me pjesëmarrjen e më shumë se 10 persona. Mundësisht dhe fare, dhe kjo është e mundur, ndaj duhet të bëjmë çmos që të reduktojmë dhe të shmangim maksimalisht daljet e panevojshme nga shtëpia. Unë nuk flas më për teste. Është bërë një teatër i shëmtuar dhe shumë banal që nuk kam ndërmend më të jap asnjë kontribut për këtë teatër. Diskutimet për teste, janë diskutime ekspertësh, shkencëtarësh, nuk janë diskutime as për mua që nuk jam as ekspert.”, tha Rama.

Kujtojmë se policia gjobiti pronarin e lokalit si dhe personat pjesëmarrës në ditëlindjen e Bes Kallakut, ndërkohë që kishin thyer rregullin anti-covid, duke u mbledhur 30 persona, në një kohë kur lejohen vetëm 10. Po ashtu u pezulluan dhe 6 policë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.