Standard.al

“Rama kërcënoi sot me mbyllje”, Shehu: Çdo gjë u menaxhua në mënyrën sesi të terrorizojë njerëzit…

0

Ish-deputeti i PD-së  Tritan Shehu, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype në “News 24”, deklaroi se Shqipëria ka një keqmenaxhim absolut të pandemisë së koronavirusit.

Shehu theksoi se mjekët e familjes sot nuk kanë pajisjet e duhura, gjë që bën që të rrezikojë infektimin.

“Këto ditë janë me karakteristikat e fillimeve të pandemisë. Kemi të bëjmë me keq-menaxhim absolut, me dështim total. Prej shkurtit, çdo gjë u koncentrua në një laborator dhe në një urgjencë. Janë të bllokuara të gjitha spitalet e mëdha të Shqipërisë, akoma gjithçka është e përqendruar në disa spitale.

Mjeku i familjes nuk është i mbrojtur. Rama ka tendencën për të kontrolluar çdo gjë e do të pengojë transparencën. Mjeku i familjes është motori i përballjes, prandaj duhet të ishte personi më i pajisur. Personeli duhet të mbrohej. Mjeku i familjes nuk është pajisur me mjetet e duhura, që t’i shërbejë pacientëve”, tha Shehu.

 

 

Tritan Shehu nënvizoi se Rama sot kërcënoi me mbyllje, duke shtuar se kryeministri ka dështuar që të mund të menaxhojë siç duhet situatën e infeksioneve me Covid-19.

“Pandemia ka një centralizim absolut. Laboratorët publikë janë dhënë me PPP, pacientët nuk bëjnë diagnozën. Pacientëve nuk iu rimbursohet tamponi. Alarmin e kam dhënë që më 25 janar dhe në mënyrë konstante kemi dhënë alarme, nga grupi ynë i ekspertëve të PD-së.

Çdo gjë u menaxhua në mënyrën sesi të terrorizojë njerëzit, duke folur për kodra me varre. Rama kërcënoi sot me mbyllje. OBSH thotë test, test, test e kryeministri thotë nuk duhet të bëjmë testimet. Kryeministri fshihet pas Komitetit Teknik, që e dimë sesi e përdor”, u shpreh Shehu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.