Standard.al

“Nënës ia kam hequr 2 herë helmin nga dora”, rrëfimi tragjik i motrave: Babai thoshte ‘lëre të vdesë’

0

Dëshmi tronditëse vjen sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku dy motra rrëfejnë kalvarin e vuajtjeve në familjen e saj, e cila kulmoi me vrasjen e babait të tyre nga nëna. Ngjarja e rëndë ndodhi në 6 nëntor të këtij viti në Kurbin, ku Drane Deda vrau Llesh Dedën.

Daniela dhe Xhustina pohuan në studion e emisionit se nëna e tyre dhunohej barbarisht nga babai, madje shtuan se ajo kishte tentuar disa herë të vriste veten. Mes të tjerash ato shtuan se ditën kur ndodhi krimi mes tyre ka pasur një konflikt të ashpër.

“Vëllai para se të ndodhte ngjarja, u martua një javë para ngjarjes. Por babai im u mërzit se ai nuk bëri dasmë. Vëllai punonte shumë dhe paguhej. Ai nuk pranonte që të shkonte kurrë te mjeku, i vetmi shpëtim ishte pija. I kishim kërkuar që të ndaheshin, njëri me ne, dhe tjetri tek djali tjetër. Kam qenë ajo që ja kam hequr helmin mamit nga dora ose thikën, që të vriste veten. Dhe ai më thoshte; lëre ta bëjë. Unë e di dhunën që ka ushtruar ai ndaj saj. E ka denoncuar mami një herë, por më pas u tërhoq. Mamaja ishte kërcënuar nga babai dhe miqtë e tij dhe ajo u detyrua që ta tërheq denoncimin. Denoncimi dhe mund të gjendet, mund të jetë në ndonjë dosje apo arkiva. Atë natë ka pasur grindje të fortë. Ne na ka dhunuar, na ka rrahur. Vellain e perzuri nga shtepia qe 12 vjec. Nje gabim bente ai, e perzinte.”, thanë ato.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.