Merr flakë banesa në Prrenjas…

0
147

Një shtëpi në Prrenjas, brenda së cilën ndodheshin dy të moshuar, është përfshirë në flakë gjatë mbrëmjes.

Raportohet se çifti i të moshuarve, të cilët jetonin vetëm aty, kanë dalë nga shtëpia menjëherë sapo kanë parë zjarrin.

Më pas, në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shëkndijë elektrike, por hetimet janë ende në vijim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njësia administrative Qukës, ku dhe ka rënë zjarri, është nën administrimin e bashkisë Prrenjas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here