Menaxhimi i pandemisë/ Dasho: Publikimi i INSTAT nxori që ne jemi vendi i katërt në Evropë për vdekje nga covid
I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Erion Dasho u shpreh se klasa politike ka ngritur komitetin teknik që ka qenë gjithmonë nën kritika.
Dasho: Klasa politike ka ngritur komitetin teknik që ka qenë gjithmonë nën kritika.
Kur qeveria akuzohej për pak testime, thonin se vdekshmëria ishte e ulët. Ndodhi studimi dhe publikimi 3-mujori i INSTAT-it me 1300 vdekje që na nxori ndër 4 vendet më të prekura të Evropës.
Mendimi im si specialist është se ka një përpjekje nga qeveria për të krijuar diversion mes opozitës dhe mjekëve. Numri i ulët i vdekjeve ka rënë.