Standard.al

Kursi i këmbimit/ Leku forcon pozitat në raport me valutat kryesore…

0
Në tregun e këmbimit valutor vendas, të Martën, Leku forcoi  pozitat ndaj valutave kryesore, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 104.17 lekë ose 0.05 lekë më pak se ditën e hënë. Ndërsa euro paraqitet e stabilizuar dhe këmbehet në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë, në kuotën e 123.74 lekëve.

Leku ka forcuar pozitat edhe ndaj paundit britanik dhe frangës zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 139.17 lekë ose 0.13 lekë më pak dhe franga zvicerane humbi terren me 0.29 lekë dhe këmbehet sot me 114.21 lekë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.