Kryemadhi: Gara jonë nuk është me PS-në, gara jonë është me Rilindjen, me varfërinë, keqmenaxhimin…

0
96

Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi, zhvilloi një bashkëbisedim me mediat sot lidhur me zgjedhjet që u zhvilluan në këtë parti së fundmi dhe se cili është vizioni i LSI-së, programi i saj më vete dhe në bashkëpunim me forcat e tjera opozitare në vend.

Ndër të tjera, znj. Kryemadhi, një pyetjeje  iu përgjigj si në vijim:

Pyetje: Ju zonja Kryemadhi keni deklaruar më parë se anëtarë të Partisë Socialiste kanë hequr dorë nga ajo forcë politike dhe i janë bashkuar LSI-së. Duke parë dhe zgjedhjet e fundit që u mbajtën disa ditë më parë, a ka LSI-ja një numër se sa anëtarë të PS-së i janë bashkuar kësaj force?

Kryemadhi: Me thënë të drejtën nuk kam qenë e fokusuar në këtë gjë që po thoni, po ndoshta duhet ta shikojmë. Mos harroni se edhe unë nga PS-ja vij. Kështu që …

Petrit Vasili nuk vjen nga PS, Luan Rama nga PS vjen, kështu që nuk është një garë midis asaj se sa nga PS apo nga partitë e tjera vijnë. Mendoj se sot gjënë më të rëndësishme që kemi është si të angazhojmë të gjithë qytetarët që ndihen pa shpresë të bëhen pjesë e këtij plani, e këtij vizioni për të ndryshuar këtë realitet të hidhur.

Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është se gara jonë nuk është me Partinë Socialiste! Gara jonë është me Rilindjen, me varfërinë, gara jonë është me këtë keqmenaxhim të pandemisë dhe sfida jonë për t’u përballur është me gjithë këtë politikë shpopullimi që bëhet ndaj të rinjve shqiptarë.

Mendojmë se sot më shumë se kurrë beteja nuk është rilindas a socialist, beteja jonë është kundër shpopullimit dhe të bashkohemi të gjithë për të krijuar një situatë komplet të re, hapësirë e arsim cilësor për të rinjtë, ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e shqiptarëve dhe kjo është sfida e të gjithë opozitës.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here