Kaosi nga covid-19/ Balliu: Qeveria ka hallin e oligarkëve, të sëmurët rijnë me orë në ambulanca

0
88

I ftuar në Ora News, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu u shpreh se kjo qeveri nuk ka asnjë plan për të menaxhuar pandeminë.

Balliu tha se paratë janë te PPP-të, prandaj nuk shkojnë te qytetarët se shkojnë tek inceneratorët, pasi qeveri nuk ka hallin e shëndetit të qytetarëve, por ka hallin e oligarkëve.

Balliu: Kjo qeveri nuk ka asnjë plan për të menaxhuar pandeminë. Sa më pak testime aq më pak kontroll. Testimi është i vetmja mënyrë për të kontrolluar shpërndarjen e infeksionet. Ne kemi një qeveri që e ka çuar borxhi publik në 83%. Kjo qeveri ka borxhe pafund. Për çfarë janë përdorur këto para? Ku kanë shkuar këto para të buxheti dhe ato që kanë dhënë aleatët? Nuk kanë shkuar për qytetarët. Ne kemi një buxhet 2 fish më të madh se Kosova, por jam shumë më pak se ata qytetarëve.

Paratë janë te PPP-të, prandaj nuk shkojnë te qytetarët se shkojnë tek inceneratorët, apo për zyrën e Ballukut 200 mijë euro, apo për fushatat me helikopter të Xhaçkës. Qeveri nuk ka hallin e shëndetit të qytetarëve, por ka hallin e oligarkëve. Të sëmurët rijnë në ambulanca me orë të tëra, aq sa të sëmurët po dalin vetë nga ambulanca për tu futur në spital se nuk duronte më.

Balliu shtoi se për të gjitha dosjet që ka çuar opozita te drejtësia, në lidhje me njerëzit që janë të veshur me pushtet, drejtësia nuk ka funksionuar.

Balliu: Të gjitha dosjet që ka çuar opozita te drejtësia, në lidhje me njerëzit që janë të veshur me pushtet, drejtësia nuk ka funksionuar. Drejtësia vepron vetëm kur nuk paguan dritat apo kur proteston. Për ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk funksionon drejtësia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here