Standard.al

Dështimet e qeverisë, Rama vazhdon me kërcënime, paralajmëron një karantinë të dytë…

0

Pasi ka dështuar të marrë masa për të lehtësuar sadopak pasojat e pandemisë, ka dështuar të marrë masa për të pasur më shumë mundësi në spitale, Edi Rama sot ka dalë dhe ka kërcënuar shqiptarët se do të vendosë një karantinë të dytë, për të mbuluar dështimet e tij.

Gjatë bashkëbisedimit javor me median, Rama është shprehur se po kërkon që të shmangë këtë karantinë, por qytetarët duhet që të vendosin kufizime.

‘Të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë të gjithë. Patjetër së bashku si komunitet si bashkësi të shmangim kalimin e spitaleve në mbingarkesë që do ta bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të atyre që janë në nevojë.

Apo mbylljen e përgjithshme.

Është e domosdoshme që secili prej nesh, të vetëdijesohet që ka një rol për të ruajtur. Për të mbrojtur shëndetin e vet dhe të familjes së vet. Duke bërë këtë jep një kontribut të jashtëzakonshëm i çdo individi. Për të ndihmuar luftën e përditshme dhe të përnatshme në vijën e zjarrit ku trajtohen pacientët me covid me simptoma të rënda.

Por edhe për të shmangur një mbyllje që do kishte pasoja të padëshirueshme në çdo familje dhe në familjen e përbashkët ekonomike.’ tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.