Covid-19/ Bilanc i zi viktimash në 24 orët e fundit në Itali, dhe mbi 23 mijë raste të reja

0
87

23,232 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në Itali, një rritje e lehtë krahasuar me dje.

Fatkeqësisht 853 pacientë të infektuar kanë humbur betejën me virusin, shifra më e lartë kjo në valën e dytë të pandemisë.

Dje ka pasur  22,930 raste të reja, ndërsa viktimat u llogaritën 630. Kështu në total numri i personave që kanë humbur jetën në Itali ka shkuar në 51,306.

Sipas Presidentit të Këshillit të Lartë të Shëndetit, Franco Locatelli, raporti i testimeve pozitive në 12.31% “konfirmon një ulje të qartë të transmetueshmërisë. Padyshim që këta tregues janë duke u ulur dhe të shërbejë kjo për të gjetur motivim të mëtejshëm për të ndjekur të gjithë strategjinë e zhvilluar”.

Sa i përket numrit të lartë të vdekjeve, ai tha se: “fatkeqësisht ne do të vazhdojmë edhe disa ditë të paguajmë një çmim për periudhën në të cilën virusi qarkulloi më masivisht”.

Numri i mjekëve të vdekur ka shkuar në 216

216 mjekë humbën jetën si pasojë e Covid-19, 37 në valën e dytë, duke filluar nga 1 Tetori. Nga këta të fundit, 18 ishin mjekë të përgjithshëm ose pediatër. Në 10 ditët e fundit, ne kemi regjistruar 27 vdekje mjekësh, një mesatare prej gati tre në ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here