Caka: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në votime, shqiptarët e duan alternativën e LSI-së

0
163

Fjala e Kryetares së KQZ-së në LSI, Silva Caka në bashkëbisedimin me gazetarët

Mirëmëngjesi të gjithëve!

Ju falënderojmë për këtë bashkëbisedim dhe sigurisht edhe në cilësinë e kryetares së Komisionit Qendror më takon t’iu falënderoj për të gjithë interesin që keni treguar që nga shpallja e këtij procesi. Unë shumë shkurt do doja t’iu jepja disa detaje mbi të gjithë procesin e organizimit të këtyre zgjedhjeve të brendshme në LSI. Procesi praktikisht është shpallur që në gusht dhe ne si KQZ kemi pritur të gjitha kandidaturat, si për delegatë ashtu edhe për kryetar. Si jeni në dijeni, në të gjitha parashikimet tona statutore ekziston mundësia e ri konfirmimit të mandatit dhe me 44 413 vota u rimandatua Monika Kryemadhi si Kryetare e LSI-së. LSI kishte parashikuar një numër të madh pjesëmarrësish në votime fizike, por ajo që na ka bërë përshtypje edhe ne si KQZ ka qenë një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e të rinjve, të rejave, por edhe atyre që ndoshta janë në një moshë pak më të madhe, por që e kanë përdorur linkun edhe kanë votuar online.

Ajo që është shumë e rëndësishme, është që ky votim, nuk është kryer vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por është zgjeruar edhe më tej, duke na bërë ne të besojmë që të gjithë këta qytetarë shqiptarë realisht e duan alternativën e LSI-së dhe më 25 prill do të jenë prezent në Shqipëri për ta konfirmuar me votë për zgjedhjet parlamentare. Ne si KQZ kemi marrë masat që çdo fletë votimi të ishte në vendin e duhur, çdo bazë materiale të ishte në 51 qendrat që LSI ngriti në të gjithë Shqipërinë. Besoj që në asnjë qendër votimi nuk ka pasur mungesa ose nëse ka pasur kanë qenë gjëra të parëndësishme, për të cilat KQZ i ka marrë menjëherë të gjitha masat për zëvendësimin e tyre.

Ne jemi ende në një proces të numërimit ashtu siç ju kemi njoftuar të delegatëve, sepse siç besoj tashmë e dini është një proces që përveç se ka një mori të madhe emrash, ka edhe një strukturë të nxjerrjes së rezultatit që kërkon që ne të bazohemi në ato risi që kemi sjellë dhe që i kemi implementuar vetë në statutin tonë, siç është barazia gjinore, pra raporti 50 me 50 si dhe të mos harrojmë edhe raportin që duhet të kenë të rinjtë në strukturat e LSI-së, që është raporti 30% e të gjithë strukturave drejtuese dhe listave shume emërore. Edhe brenda këtij 30% ne kemi aplikuar një parim barazie gjinore. Kështu që besoj këto ditë, edhe për të shuar kureshtjen e atyre që janë të interesuar, do të shpallim rezultatin mbi delegatët.

Megjithatë do të kemi një komunikim edhe si KQZ lidhur edhe me përfundimin e procesit të numërimit edhe për delegatët dhe sigurisht që do të afishohen e do të bëhen publike të gjithë emrat e delegatëve. Në këtë rast unë do të doja t’iu shpjegoja vetëm një detaj të vogël, për shembull ne në Qarkun e Elbasanit ne do të kemi ndoshta një riorganizim, ndoshta me vendim të Kryesisë së qarkut të Elbasanit ose të LSI-së, është diçka që do ta shohim në parashikimet statutore, do të kemi një riorganizim të delegatëve të Elbasanit sepse nuk është respektuar parimi i barazisë gjinore. Ata kanë sjellë më pak gra sesa burra, dhe qarku i Elbasanit, por do të shohim edhe qarqet e tjera kur të dalin të gjitha rezultatet do të duhet që ta ruajnë këtë parim, për ne është i shenjtë dhe tashmë është i kuptueshëm nga të gjithë ju. Duhet të ruajmë raportin me të rinjtë, duhet të ruajmë raportin me gratë, nëse duam të kemi një shoqëri të gjithë përfaqësuar. Unë ju falënderoj edhe njëherë. Doja të falënderoja të gjithë anëtarët e LSI-së që janë bërë pjesë e këtij procesi, të gjithë komisionerët e LSI-së që e kanë administruar sa më mirë që kanë mundur dhe ne jemi shumë të kënaqur më punën e tyre. Do doja që t’i dërgoja një falënderim të veçantë atyre që ende vazhdojnë procesin e numërimit, duke inkurajuar që të shpejtojmë sa më shumë për të nxjerrë rezultatin, sepse të gjithë delegatët janë kuriozë të dinë nëse do të jenë pjesë e Konventës Kombëtare ose jo. Dhe sigurisht që për çdo informacion tjetër që ju do të keni nevojë, apo çfarëdo lloj informacioni tjetër lidhur me Konventën e 5 dhjetorit që do të vijojë më pas, apo me procesin që sapo kaluam, që besoj ka qenë transparent për të gjithë ju, KQZ-ja është gjithmonë e gatshme t’iu kthejë përgjigje. Faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here