Aleanca/ Kauza e Teatrit, si vazhdoi të rezistojë dhe pas shembjes…

0
120

“Për të mbërritur tek kauza e Tetatrit Kombëtar, e cila është vetmja që rezistoi kaq gjatë. Por mbi të gjitha ishte dhe është një proces vetpastrimi i vazhdueshëm edhe në vetë gjirin e atyre që e mbështesin këtë kauzë. Pa dashur të merremi me apologjinë e mënyrës si u vazhdua dhe mbijetoi kauza jonë, e cila reflektoi të gjithë difektet që kauzat e tjera kishin pasur më parë si rezultat e asaj pjese të shoqërisë civile (që mjaftohet me evidentimin e fenomenit, por nuk jep kurrë një zgjidhje apo alternative) kauza e Teatrit në çdo rast vazhdon të rezistojë edhe pas shëmbjes së tij. Por jo pa vështirësi.”

 

Aleanca për Mbrotjen e Teatrit

“Për të mbërritur tek kauza e Tetatrit Kombëtar, e cila është vetmja që rezistoi kaq gjatë. Por mbi të gjitha ishte dhe është një proces vetpastrimi i vazhdueshëm edhe në vetë gjirin e atyre që e mbështesin këtë kauzë. Pa dashur të merremi me apologjinë e mënyrës si u vazhdua dhe mbijetoi kauza jonë, e cila reflektoi të gjithë difektet që kauzat e tjera kishin pasur më parë si rezultat e asaj pjese të shoqërisë civile (që mjaftohet me evidentimin e fenomenit, por nuk jep kurrë një zgjidhje apo alternative) kauza e Teatrit në çdo rast vazhdon të rezistojë edhe pas shëmbjes së tij. Por jo pa vështirësi.” – kjo është deklarata e ditës së djeshme e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit duke kujtuar se sa sfidë është lëvizja qytetare në Shqipëri, kur politika ka mbërthyer çdo qelizë të institucioneve, dhe ka arritur të kapë edhe shoqërinë civile. Njohur si një nga lëvizjet me rezistente, Aleanca ka sjellë një panoramë të gjithë përpjekjeve për t’i qëndruar kauzës së Teatrit, gjatë, dhe pas shembjes së tij.

Deklarata e mëposhtme tregon dhe gjithë procesin ligjor që ka ndjekur kjo lëvizje për t’i shkuar deri në fund çështjes: “Në një kohë kur pjesa më luftarake e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë nëntë kallzime penale në SPAK, kërkon rikthimin e Teatrit Aty Ku Ishte dhe Siç Ishte me shpenzimet e atyre që shkaktuan dëmin, një pjesë e shoqërisë civile bën disa padi në Gjykatën Adminsitrative ku është e sigurt që do të humben dhe legjitimohet pushteti për të filluar punimet për Teatrin e Ri. Por jo vetëm kaq, kjo pjesë e shoqërisë civile gjen kurajon dhe guximin të pretendojë se të gjitha kallzimet tona penale bëhen për të bërë teatër me teatrin dhe thjesht zhurmë politike në favor të forcave opozitare apo edhe presidentit. Në një kohë kur si opozita, ashtu edhe Presidenti e kanë përmendur shpesh që kërkojnë rikthimin e Teatrit Aty ku Ishte dhe Siç Ishte.  Ne nuk presim, që Teatrin Kombētar ta ndërtojë SPAK, GjK, KLSH, Presidenca, Opozita e aq më pak Gjykata Administrative, tek e cila siç ka treguar eksperienca është pothuajse e pamundur të fitohet një kauzë e një rëndësie të veçantë, sikundër është ajo e teatrit, kundër një pushteti, që ka kapur gjithçka. E parë kështu si është e mundur, që disa komponentë të shoqërisë civile të paraqesin aty dy, tre padi njëherësh për të njëjtin objekt? Madje ftojnë si palë të tretë institucionin e Presidentit në gjyq dhe KLSH, pa u konsultuar më parë me to dhe me pjesën e Aleancës e cila e ka mbajtur gjallë protestën edhe me hapa ligjorë juridikë.

DHE MEGJITHËSE FATMIRËSISHT PRESIDENTI ME TË DREJTËN QË I NJEH KUSHTETUTA: a. Ka kërkuar shpalljen e VKM-së si Antikushtetuese.

  1. Ka kërkuar pezullimin e efekteve të kësaj VKM-je deri në shqyrtimin e kësaj çështjeje.
  2. Ka kthyer 2 herë ligjin special,
  3. Ka qenë i vetmi nga institucionet shqiptare që ka mbështetur Aleancën për aplikim në Europa Nostra,
  4. Ka çuar në Gjykatën Kushtetuese si ligjin special ashtu dhe VKM-në e transferimit të pronës,
  5. Kërkon dhe rindërtimin e Teatrit Aty dhe Ashtu Siç Ishte

KJO SHOQËRI CIVILE HEDH DYSHIME QË KJO PËRPJEKE BËHET PËR ZHURMË POLITIKE, PAVARSISHT SE KËTO JANË VEPRIME TË QARTA NË DOBI TË TEATRIT?

Me sa duket, kjo pjesë e shoqërisë civile, nuk e ka hallin e pozicionimit të Presidentit në lidhje me Teatrin, por është vetëofruar për t’i shërbyer mazhorancës në luftën politike ndaj tij.

Po e njejta lojë bëhet edhe me opozitën mbështësit e së cilës kanë qënë dhe janë çdo ditë në mbrojtje të kauzës së Teatrit Kombëtar. Megjithëse ata na mbëshetën në masë edhe pas shëmbjes së teatrit në tubimet që organizuam nëpër rrethe, duke mbledhur më shumë se 70.000 protestues në 14 qytetet kryesore të vendit, loja e një pjese të shoqërisë civile për ta partiakizuar me çdo mjet lëvizjen nuk ka rreshtur.

Veprimet tona nuk kanë qënë asnjëherë pjesë e një loje politike, por vetëm në shërbim të kauzës së Teatrit Kombëtar, ku në vite janë investuar mijëra njerëz me bindje shumë të ndryshme politike që i bashkonte vetëm Trashëgimia Kulturore, prona publike dhe mbarëvajtja e Demokracisë në Shqipëri. Por sigurisht që lëvizja jonë ka qënë gjithmonë opozitare dhe e ka shprehur hapur që suksesi i kauzës së Teatrit mund të arrihet vetëm duke rënë kjo qeveri kriminale nga pushteti. Deri më sot përpjekja jonë i ka dhënë frytet e saj, ka ‘’detyruar’’ si opozitën edhe presidentin të vihen në krahun e duhur në lidhje me kauzën e Teatrit Kombëtar, dhe në fund jemi të bindur që rregullat e lojës do t’i bëjmë ne, nëse këmbëngulim dhe ruajmë integritetin tonë moral në lidhje me kauzën.

Ndryshe nga disa që vetëm zbatojnë urdhërat, teatrin do ta Çdëmtojnë ata që e prishën me një proces civil me objekt: Shpërblim Dëmi. Një nga elementët e parë të shkaktimit të dëmit është FAJËSIA. Për këtë qëllim ne po ndjekim këtë proces penal për të shkuar te procesi civil dhe për të parë sa subjekte janë fajtorë, subjekte të cilëve do t’u faturohet vlera e RINDËRTIMIT të Teatrit në mënyrë solidare dhe sipas vlerësimit të ekspertëve, që do të thirren në proces.

Si rezultat i përpjekjes sonë edhe KLSH ka reaguar: a. KLSH me vendimin Nr.36 datë 15.05.2020, vendosi pezullimin e VKB Nr.50 datë 14.05 2020 deri sa të shprehej Gjykata Kushtetuese dhe nëse nuk pezullohej, përgjegjësia do të ishte personale mbi këdo që do të shkelte këtë vendim, b. Ka bërë kallëzim penal kundër ITK dhe ka kërkuar Rindërtimin e Teatrit Aty dhe Ashtu Siç Ishte.

Nga ana tjetër nuk mund të kërkosh në Gjykatën Administrative, siç bën kjo shoqëri civile anulimin e një akti që e ka dhënë efektin e tij: a. VKM-ja e transferoi pronën; b. VKB-ja e prishi Teatrin. Në këto kushte, paditë e tyre (qëllimin e vërtetë të të cilave ne tashmë e dimë) nuk kanë synim tjetër veçse LEGJITIMIMIN e veprimeve të shefave të tyre me të dy aktet që ata kërkojnë t’i “anullojnë”. Mos vallë qëllimisht dhe dashakeqësisht ngatërrohet objekti i kërkimit të padisë ku, mbivendosen keq dhe në kundërshti ligjore me njëri tjetrin anullimi i një akti administrativ nga njëra anë si dhe rindërtimi i Teatrit nga ana tjetër? Mos vallë bashkimi i kërkimeve me objekt administrativ dhe civil, në të njëjtën padi, është bërë për të legjitimuar gjykatën në rrëzimin e padisë dhe rrjedhimisht, gjithë veprimet e pushtetit në lidhje me prishjen e Teatrit dhe fillimin e punimeve”?

Na duket një film i parë tek Liqeni Artificial ku është e njëjta regji, me të njëjtët aktorë të dobët.

Mënyra se si ata kërkojnë Rindërtimin e Teatrit, jo vetëm që bie ndesh me moralin e betejës sonë, por ka pasoja shumë të rënda në Buxhetin e Shtetit, gjë, që mbase atyre nuk u bën përshtypje. Ne jo vetëm do t’i shkojmë deri në fund betejës sonë për RINDËRTIMIN e Teatrit

Aty dhe Ashtu Siç Ishte, por edhe betejës për dënimin e gjithë atyre, që kanë përgjegjësi në shembjen e Teatrit, duke përfshirë edhe ata protagonistë të “shoqërisë civile”, të cilët janë

pjesëmarrës në krim. Në këtë kuadër, nuk do ketë vetëm denoncime, por edhe kallëzime penale për të zbardhur gjithë aferën korruptive të shërbimit që çdokush i ka bërë ose i bën pushtetit dhe më pas shpërblehet me projekte dhe jo vetëm me to. Ne do të vazhdojmë luftën tonë pa iu shitur askujt. Tek Kauza e Teatrit pushtetit i ngeci sharra në gozhdë dhe do të vazhdojë t’i ngecë. Kushdo që do të vetëofrohet për të luajtur ndonjë rol në filmin e rradhës së pushtetit, do të dështojë, sepse arti i aktrimit nuk mësohet në zyrat e Ramës apo Veliajt.

E bëmë këtë shkrim për të gjithë ata që na ndjekin sepse kemi detyrimin t’i sqarojmë e t’u themi se cila është e vërteta, që shërbëtorët e pushtetit mundohen ta fshehin me petkun e tyre prej kamaleoni, që duket sikur i shërbejnë drejtësisë, por në fakt për realitetin ku ndodhemi dhe drejtësia është e kapur nga pushteti, efekti përfundimtar është krejt i kundërt. Ndaj dhe beteja jonë nuk është thjesht dhe vetëm ndaj pushtetit, por dhe ndaj veglave të tij.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here