Standard.al

“10 mijë euro udhëtimi drejt Dibrës”, Shpërthen Vokshi: Xhaçka të japë dorëheqjen…

0

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, i është drejtuar me një thirrje ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, për të kërkuar ndjesë dhe për të dhënë dorëheqjes, pasi ka përdorur helikopterët e FA-ve për të udhëtuar drejtuar drejt Dibrës, për takime elektorale.

Vokshi, referuar denoncimit të bërë pak ditë më parë nga ish-deputeti Xhemal Gjunkshi, tha se një udhëtim ka kushtuar 10 mijë euro.

“Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste. Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet.

Punët perosnale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10’mijë euro.

Për të bërë fushatën e Partisë Socialiste, ajo ka futur duart në xhepin e secilit prej jush për të udhëtuar me helikopter nga Tirana në Peshkopi për disa takime partie.

Gjatë këtyre orëve, pasi është publikuar video nga kolegu Xhemal Gjunkshi, janë me mijëra mesazhet e qytetarëve, që shprehin tronditjen për këtë vjedhje të hapur dhe këtë arrogancë të pafalshme të shpërdorimit të pushtetit”, tha Vokshi.

Sipas saj, për qytetarët është e papranueshme që në mesin e kësaj krize të dyfishtë, ekonomike dhe shëmdetësore, Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka të harxhojë 10 mijë euro për të shkuar më Peshkopi me helikopter për fushatë elektorale.

“Askush nuk mund ta pranojë që Olta Xhaçka të shpenzojë 10 mijë euro për një udhëtim privat me helikopter, kur më spitale njerëzit vuajnë për të gjetur një shtrat.

Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, i cili blen vetë bombolën e oksigjenit dhe që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri.

Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

Olta Xhaçka nuk mund ta kalojë në heshtje këtë skandal, që në botën demokratike ka kushtuar karrige ministrash dhe kryeministrash. Një person politik, me një grimcë ndërgjegje, nuk mund të heshtë. Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t’u ketë kërkuar falje shqiptarëve”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.