Rekord të infektuarish nga COVID-19 në Korçë, 88 raste në 24 orët e fundit, të paktën 12 mësues

0
88

Shifër rekord është shënuar në 24 orët e fundit në qarkun e Korçës. 88 raste të reja është shifra mes testimeve të kryera në qarkun e Korcës, ndërsa rastet ndahen në 4 Bashki.

Përkatesisht 52 në Korcë, 29 në Pogradec, 4 në Kolonjë dhe 3 në Devoll, ndersa janë shënuar dhe 2 humbje jete në bashkinë e Korcës.

Ajo që vihet re mes rasteve të publikuara ditën e sotme nga ministria është se vijon te rritet numri i infektimeve në institucionet arsimore.

Nga 52 rastet në Bashkinë e Korcës, 10 prej tyre janë mësues duke e çuar numrin e mësuesve aktivë mbi 50.

Po ashtu nga 29 rastet e sotme të qytetit të Pogradecit 2 prej tyre janë mësues, çka e bën numrin ne total të mësuesve aktive të infektuar në 16.

Mësues të infektuar ka patur edhe në shkollat e qytetit të Kolonjës, por nuk ka një shifër ekzakte pasi nga drejtoria e shëndetit publik të kësaj bashkie informacioni është tejet i rezervuar.

Numri në total për gjithë qarkun e Korçës ka shkuar në 934, ndërkohë që afro 80 prej tyre janë mësues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here