Meta falenderon shqiptarët e Dibrës së Madhe: Gjithë kombi krenar, malet tona më të larta!

0
137

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në përmbyllje të vizitës së tij ka falënderuar shqiptarët e Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut.

Meta shkruan se nga shqiptarët u e Dibrës së Madhe u prit ngrohtë vellazërisht. Ai shton se gjithë kombi është krenar për dibranët dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë e Kosovën si dhe botën e kulturës shqiptare.

STATUSI NGA ILIR META

Dibrën e Madhe kam në zemër, si çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot.

I gjithë kombi shqiptar është krenar dhe përulet me nderim e mirënjohje për kontributin e shquar të  dibranëve për Lirinë e Pavarësinë e Shqipërisë?? dhe të Kosovës??, si dhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në botën e kulturën shqiptare.

Duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë e vëllazërore shqiptarët e Dibrës së Madhe, solidarizohem me të gjithë bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut, për ta kaluar këtë situatë të vështirë të pandemisë COVID-19, me sa më pak pasoja për shëndetin dhe jetën e tyre.

FALEMINDERIT DIBËR E MADHE!

MALET TONA MË TË LARTA! ??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here