Standard.al

Manipulimet/ Abilekaj publikon kartelën: Vdiq nga Covid, e kanë shkruar arrest kardiak

0

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, insistoi se nuk po zbatohet protokolli i kërkuar nga OBSH për regjistrimin e viktimave nga koronavirusi.

Ai madje publikoi në studio kartën e një viktime të koronavirusit. “Kodi i sëmundjes është arrest kardiak. Ky fatalitet nuk është shënuar Covid, por arrest kardiak,” tha Abilekaj. Ai i kërkoi informacion zëvendësministrit të Shëndetësisë, Albert Nikolla për regjistrimin e viktimave. “Nëse doni të bëni transparencë, deklaroni si i regjistroni vdekjet që pamë te kjo kartelë vdekje.
Si e regjistroni vdekjen e një shqiptari që ka shkuar në Turqi dhe ka vdekur dhe si e regjistroni vdekjen e një shqiptari në shtëpi?” pyeti ai.
Megjithatë, Nikolla insistoi e të gjitha vdekjet regjistrohen sipas kartelave të shkruara nga mjekë profesionistë. Ai tha se nuk është në kodin moral të shqiptarëve që të fshehin numrin e viktimave.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.