Lajm i mirë për besimtarët ortodoks, Kryepeshkopi mposht Covidin, del sot nga spitali..

0
122

Një lajm i mirë për të gjithë besimtarët ortodoks. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka mposhtuar koronavirusin dhe do të lërë sot spitalin.

Pasi qëndroi për 12 ditë i shtruar në një klinikë të specializuar në Athinë, Janullatos duket se është bërë më mirë.

Sipas autoriteteve mjekësore, Kryepeshkopi u paraqit në spital me simptoma të lehta dhe ethe të shkallës së ulët. Kryepeshkopi pas daljes së tij nga spitali, do të qëndrojë në banesën e tij i izoluar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e dhëna.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here