Lajmi për një vaksinë të tretë premtuese kundër COVID-19 po jep terren për shpresë, u shpreh sot Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Me lajmet e fundit pozitive nga provat e vaksinave, drita në fund të këtij tuneli të gjatë dhe të errët po rritet edhe më shumë”, tha Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.
Tedros u kërkoi qeverive të sigurohen që çdo vend të marrë vaksinat dhe i mirëpriti deklaratat në atë drejtim nga G20.