Standard.al

Kastriot Islami: Regres, prap ‘të infektuar’ më shumë se ‘të shëruar’…

0

Nga Kastriot Islami –

1. Gjendja e pandemisë është përkeqësuar në ekstrem. Ccdo ditë rritet më ritme të frikshme numri i të infektuarve ndërkohë që numri i të shëruarve rritet, por më ngadalë sesa numri i të infektuarve. Ndërkohë që 21 maj 2020, kur numri i të shëruarve ishte 802 dhe numri i të infektuarve vetëm 167, u duk siku pandemia po i afrohej fundit…! Por jo…

Vetëm pas 7 muajve, nga 10 prilli 2020 kur filloi që numri i të infektuarve të ishte më i vogël sesa numri i të shëruarve, pikërisht më 13 nëntor 2020, rifilloi përsëri ‘shqetësimi’ i madh, numri i të ‘infektuarve’ ja kaloi numrit të ‘të shëruarve’…dhe kjo tendencë po bëhet më e theksuar!

2. Pas fillimit të rasteve të para në javën e parë të marsit 2020 të pandemisë COVID-19, rreth 1 muaj më pas Shqipëria arriti të barazonte numrin e rasteve aktive(të infektuarve në trajtim) me numrin e rasteve të mbyllura (të shëruar plus të vdekur). Aq sa 51 % e rasteve ishin të mbyllura dhe 49 % raste aktive…

Në 10.04.2020 kur ishin 51 % raste aktive, ndërkohë që numri i rasteve aktive ishte 211 dhe numri i rasteve të mbyllura(të shëruar plus vdekje) ishte 205 ose 49 % e të gjithë të infektuarve. Një muaj pas fillimit të pandemisë, pra në 10.04.2020, lindi shpresa se po kalohej gradualisht në zbutjen dhe më tej mbylljen e saj! Gradualisht përqindja e të ‘shëruarve’ pra e ‘rasteve të mbyllura’ filloi të rritej duke arritur vlerën maksimale prej 83 % ‘raste të mbyllura’ në 21.05.2020, ose ne vlerë absolute 802 ‘raste të mbyllura’.

Kurse përqindja e ‘rasteve aktive’ ishte vetëm 17 %, ose 167 ‘raste të mbyllura’. Pra kishte shumë më tepër të ‘shëruar’ sesa ‘të infektuar’, dhe u duk sikur vendi po shkonte drejt fundit të pandemisë. Pas 21.05.2020, nisi dinamika ‘negative’, filloi rënia e ‘të shëruarve’ në raport me ‘të infektuarit’, sepse filloi rritja galopante e ‘të infektuarve’.

3. Për të arritur kulmin tani në 13 nëntor 2020, pothuajse 7 muaj më vonë…dhe ky regres vazhdon…Përsëri, numri relativ i të infektuarve është më i lartë sesa numri i të shëruarve… Konkretisht në 13 nëntor 2020, kur filloi tendenca negative, numri i rasteve aktive arriti vlerën 13429, 64 herë më e lartë se në 10 prill 2020…kur numri i ‘rasteve të mbyllura’ do të ishte 13 272.

Kjo do të reflektohej edhe në shifrat në përqindje: në 13 nëntor 2020 do të kishte 51 % raste aktive dhe 49 % raste të mbyllura, pra në përqindje po aq sa 7 muaj më parë…ndërkohë që në 21 maj 2020 shifra e rasteve aktive ishte vetëm 17 % kurse e rasteve të mbyllura 83%.

4. Situata është bërë e frikshme, sepse janë rritur shumë edhe vdekjet dhe po futen në kolaps spitalet COVID, të cilët edhe nëse shtohen si mjedise duket se nuk kanë personelin e kualifikuar për tju përgjigjur kësaj situate të rënduar dhe kësaj dinamike të shpejtë… Ndërkohë që thuhet se mbi 200 pacientë me COVID janë të shtruar në ‘terapi intensive’ në spitalet e Turqisë e cila më së fundmi po mbyll dyert.

Me shumë gjasa, pavarësisht heroizmit dhe vetëmohimit të shumë mjekëve dhe personelit ndihmës mjekësor, situata po përkeqësohet… Shumë qytetarë po kurohen në shtëpi duke u dashur të ndeshen me shpenzime marramendëse që mund të sigurohen vetëm duke marrë borxhe ose kredi për të shpëtuar jetën..! Në spitale gjendja po rëndohet… Në Turqi nuk ka më asnjë mundësi për kurim…!

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.