Kaso akuza Ramës: Po përdor pandeminë për avantazh politik. Ja skenarët e PD për fushatën…

0
81

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, akuzon Kryeministrin Edi Rama se po përdor pandeminë për të marrë avantazhe politike.

Kaso tha se denoncimet e bëra nga PD-ja janë solidaritet me shqetësimin e qytetarëve dhe mjekëve, jo mjet për të marrë pushtetin.

“Nëse ka një forcë politike që po përdor pandeminë për të marrë avantazh jo ligjor dhe të pamoralshëm është vetëm mazhoranca e drejtuar nga Rama, të solidarizohesh me qytetarët dhe shqetësimin e tyre, me mjekët heronj dhe infermierët nuk do të thotë që të mbyllësh gojën para shkeljeve të rënda, që në disa raste përbëjnë krime të rënda, detyrë që opozita e ka në çdo vend të botës”, tha Kaso.

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar mbledhjen me më shumë se 10 persona, Kaso thotë se e kufizon PD-në, por shtoi se janë marrë masa për të mos ulur efikasitetin e fushatës zgjedhore. Kaso ka zbuluar se selia blu ka disa skenarë për të bërë fushatë zgjedhore në kohë pandemie, që është një gërshetim midis mënyrës tradicionale dhe asaj online.

“Vendimi i Komitetit Teknik, nga skema tradicionale e opozitës, shkakton një farë kufizimi, por kemi marrë masa që të mos ule efikasitetin e fushatës zgjedhore. PD është në kontakt të përditshëm me qytarqytetarët e të gjithë shtresave, zonave dhe denoncimet e shumta që ajo ka bërë, ne jemi në krah të qytetarëve jo vetëm për të mbledhur problematiket, por edhe ndihmuar në zgjidhje jo vetëm nga pikëpamja shëndetësore, por edhe ekonomike.
Pandemia i kufizon mënyrat dhe mjetet që do përdoreshin në kohë fushate. Kemi gati disa skenarë, që ndërthurin jo vetëm metodologjinë tradicionale të fushatës, me ato që janë dhe risitë teknologjike me kontakte jo të drejtpërdrejta, mundësi që falë avantazheve teknologjike janë të pafundshme.

Në varësi të sitiuatës në momentin jo vetëm të fillimit zyrtar, do të gjendet mënyra më e mirë për ë komunikuar me qytetarët, në mënyrë që ruajtja e shëndetit të qytetarëve të mos cënojë bërjen e një fushatës elektorale”, tha Kaso për Report Tv.

Ai nuk i kurseu akuzat për qeverinë se po përdorë administratën për fushatë.

“Kjo qeveri dhe ko mazhorancë po shfrytëzon në mënyrë të paligjshme burimet shtetërore dhe administratës në funksion të fushatës zgjedhore, por pavarësisht, kjo s’do e çojë drejt një rezultati pozitiv se jemi të bindur më shumë se kurrë se 25 prill do të prodhojë rotacionit”, tha Kaso.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here