Standard.al

Gjirokastër, ISHSH mbyll zyrat e bashkisë, bizneset dhe 2 banka të nivelit të dytë…

0

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, ka mbyllur disa zyra në Bashkinë e Gjirokastrës, pasi kanë rezultuar të prekur me koronavirus disa punonjës. Gjithashtu nga inspektimi në Gjirokastër, janë mbyllur disa nga shërbimet tek qendra “ADISA”, një fabrikë prodhimi dhe dy banka të nivelit të dytë.- raporton gazetarja e Fax news Ervina Shehaj.

Autoritetet i kanë bërë thirrje kompanive që të nisin dezinfektimin e ambienteve të tyre menjëherë.

Kujtojmë se Gjirokastra është një nga qytete më të prekur muajt e fundit nga koronavirusi, ku vetëm ditën e djeshme ishin 71 raste aktive në këtë qytet.

Prej kohësh akuzat qarkullojnë se vonesa e tamponit bën që qytetarët të mos karantinohen në shtëpitë e tyre, duke sjellë një rritje të vazhdueshme të infektimeve në komunitet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.