Ish-deputeti Aldo Bumçi, I ftuar në RTV Ora, u shpreh se kur shtohen kushtet, tregon se nuk po i afrohemi Evropës.
Bumçi: Kur shtohen kushtet, tregon se nuk po i afrohemi Evropës. Në këto 7 vite nuk ka ndodhur kurrë diçka e ngjashme, duke u bërë e paprecedentë. Qeveria ka pasur një mungesë vullneti.
Nuk rezulton se na ka penguar Evropa. Kushtet janë të tilla që të bëjnë me turp. Tregojnë se vendi ynë është rrënuar. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, se nuk është që të funksionojë mirë, por vetëm të ekzistojë, së paku me 6 persona.
Ky është një kusht bazik. Gjykatën Kushtetuese e kanë edhe vende që nuk presin të futen në BE. Ky nuk është një kusht i vështirë që ne të ankohemi, pasi është minimumi i një shteti demokratik.