Basha takon kreun e Komunës së Mitrovicës: Mbështes apelin e tij për krerët e partive, të bashkohemi për UÇK-në!

0
86

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë.

Postimi i plote:

“Kënaqësi dhe emocion i veçantë, takimi i sotëm me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Mbështes plotësisht apelin e tij për krerët e partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë, që të bashkohemi përballë asaj që po ndodh me çlirimtarët e UÇK. Gjatë takimit i shpreha mirënjohjen dhe zotit Halit Barami, që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në dokumentimin e dhunimit sistematik të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në veçanti, në dokumentimin e spastrimit etnik dhe genocidit në zonën e Mitrovicës”, shkruan Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here