Basha pas vizitës tek një biznes në Tiranë: Ka nevojë për një shpresë të re….

0
137

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë përshtypjet pas vizitës tek një biznes në Tiranë. Basha shkruan se Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për një shpresë të re, për një qeveri që i ndihmon.

 

“Rolanda më tregoi për vështirësitë me të cilat ndeshet biznesi me produkte ushqimore shqiptare që ajo e menaxhon prej disa kohësh. Me pak xhiro dhe me punonjës që janë detyruar të largohen nga puna – për fat të keq kjo është situata në pjesën më të madhe të bizneseve të vogla në Shqipëri.
Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për një shpresë të re. Për një qeveri që i ndihmon. Një qeveri që kujdeset për ta, mposht sëmundjen dhe ripërtërin ekonominë.
Ne do ta nxjerrim biznesin e vogël dhe çdo familje shqiptare nga kriza dhe do të punojmë për rritjen e ekonomisë e punësimit. Bashkë do të sjellim një shpresë të re për vendin”, deklaroi Brataj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here