Basha: Kërkojmë që çdo familje shqiptare të ketë ndihmë financiare!

0
134

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot se “problemi kryesor i kësaj krize, që ka shtatë vite, por që pandemia e ka rënduar edhe më shumë, është pamundësia e njerëzve për të siguruar ushqimin bazë dhe kjo reflektohet tek i gjithë zinxhiri, edhe prodhues e në veçanti tek prodhimet e vendit.”

Basha foli në një takim që zhvilloi tek një biznes i vogël në Tiranë që tregon vetëm produkte shqiptare.

“Ju e dini që ne kemi dalë prej javësh tashmë me një paketë ndihme për njerëzit që nuk kanë të ardhura, – tha Kryetari i PD-së. – Kemi kërkuar që ata që kanë humbur vendin e punës për shkak të pandemisë të kenë një ndihmë direkte nga shtetit, kemi kërkuar që çdo familje shqiptare të ketë ndihmë financiare.

Kjo bëhet në radhë të parë për të ndihmuar njerëzit, familjet shqiptare, por po u ndihmuan ata do të ndihmoheni dhe ju, sepse ato para do të rrisin xhiron, ata nuk kanë për t’i kursyer.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here