Aksidenti tragjik, humb jetën gruaja shqiptare. Drejtuesi e braktisi në rrugë

0
136

Një grua me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident rrugore.

Ngjarja ka ndodhur në krahinën e Fermanos në Itali, ku 61 vjeçarja jetonte prej vitesh.

Një makinë e përplasi dhunshëm, duke e lëndë viktimën në vendin e ngjarjes. Shoferi iku menjëherë pas asaj që ndodhi.

Për fat të keq, shërbimet e urgjencës që mbërritën në vend me një ambulancë, vetëm sa konstatuan vdekjen e gruas, trupi i së cilës u dërgua në morgun e “Murri” në Fermo.

Karabinierët e Komandës Krahinore të Fermo po hetojnë rastin, ndërsa policia po kërkon për drejtuesin e makinës. Disa pjesë të mjetit dyshohet se u gjetën në vendin e aksidentit fatal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here