Standard.al

Zgjedhjet në LSI, Monika Kryemadhi fiton mandatin për kryetare e partisë…

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve që u mbajtën dje për strukturat drejtuese dhe kryetarin e kësaj force politike.

Silva Caka, kryetare e KQZ në LSI, tha se “nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi. 1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme. Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin”.

Lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Konventës Kombëtare të LSI, Caka tha se procesi i numërimit të votave për delegatët nuk ka përfunduar ende.

“Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.

Një falenderim i veçantë i shkon anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit për menaxhimin e një procesi në përputhe me rregulloren, urdhrat dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim”,- deklaroi Silva Caka në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në LSI.

Zgjedhjet për strukturat e LSI u zhvillua dje me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.

Për herë të parë LSI aplikoi votimin online, duke u dhënë mundësinë mijëra shqiptarëve në vendet të ndryshme të botës që të bëhen pjesë e procesit të votimit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.