Standard.al

Shëndeti i Njerëzisë apo i Qeverisë?!

0
Nga Artan Hoxha

Nje grup mjekesh/infermieresh nga njeri prej tre “spitaleve COVID” iu kunderpergjigj flake-per-flake Liderit te Opozites qe te premten ne mengjes. Keta i mbeshteti edhe Ministria e Shendetesise permes deklarates se zev.Ministrit. Te shtunen u dha lajmi edhe se ishin thyer xhamat e nje qendre shendetesore, me demek se filloi dhuna ndaj mjekeve nxitur nga opozita. Ne fund edhe Kryerilindesi i vuri vulen qendrimit mohues.

Te enjten ne Opinion Lulzim Basha beri publike shifra te panjohura me pare mbi numrin e vdekjeve ne “spitalet COVID”, te regjistruara ne morgun e qendres spitalore, me emer, mbiemer e diagnoze, dhene atij ne rruge konfidenciale, verifikuar aq sa ka mundesi opozita me mjetet e saj ne kushtet e nje qeverie opake.

Sipas ketyre te dhenave, ne “spitalet COVID”, per muajt mars-tetor kane nderruar jete gjithsej 923 persona por nga keto vetem 509 jane deklaruar publikisht si vdekje nga COVID19 apo 414 raste me pak ndersa, per 17 ditet e para te muajit nentor, nga 315 vdekje jane deklaruar publikisht si vdekje nga COVID19 vetem 128 apo 187 raste me pak. Ne total qe nga marsi deri me 17 nentor, nga 1238 vdekje gjithsej ne “spitalet COVID” jane deklaruar publikisht 637 si vdekje nga COVID19 apo 601 raste me pak, por me tendece nenraportimi e me rritje te forte ne javet e fundit.

Nese te gjitha rastet e ketyre vdekjeve, 1238 gjithsej, do te ishin nga/prej COVID19 (sipas definicionit te Organizates Boterore te Shendetit – OBSH per kete qellim) me 17 nentor, mes 48 vendeve/territoreve te Kontinentit Europian (sipas statistikave te Worldometer) Shqiperia, me 430 vdekje per 1 milion banore, do zinte vendin e 15-te per nga numri me i larte i vdekjeve COVID19 per cdo 1 milion banore e jo ne vendin e 30-te qe zinte me treguesin prej 221 vdekje COVID19 per 1 milion banore sipas raportimit te Qeverise. Ne fund te sezonit veror pozicioni i Shqiperise ne kete renditje do te kishte qene edhe me lart, nga vendi – 8te a 9te, pra me keq se tani relativisht.

Sic mund te kuptohet edhe nga kunderreagimi, askush nga Qeveria nuk e mohoi shifren prej 1238 raste te vdekjeve dhene nga Lulzim Basha. Me sa duket kjo qenka shifra e sakte e personave qe kane nderruar jete ne “spitalet COVID19” deri me 17 nentor, pavaresisht se si ndahet ky numer – ne vdekje nga COVID19 e qe i raportohen perdite publikut e ne vdekje nga aresye te tjera ne keto spitale e qe nuk i raportohen asfare publikut.

Definicioni i OBSH per vdekjet COVID19 perfshin si rastet e konfirmuara ashtu edhe ato te dyshuara per COVID19, pervec nese eshte i qarte nje shkak tjeter i pavarur apo i palidhur me COVID19 si psh. plage nga nje aksident, ndalim zemre i pa provokuar nga gjendja COVID19 etj. Natyrisht qe definicioni i OBSH nuk eshte i prere me thike ndaj ka e do kete raste te diskutueshme ne klasifikim.

Ne rastin e Shqiperise, interpretimi i vdekjeve, nga apo me orientim te Ministrise se Shendetesise, mund te jete bere i ekzagjeruar ne favor te pakesimit artificial te numrit te vdekjeve COVID19 kundrejt totalit te vdekjeve ne “spitalet COVID”. Nje menyre mund te kete qene edhe eliminimi ne raportim i rasteve te dyshuara per COVID19.

Keshtu, ne buletinin ditor te dates 3 gusht te Ministrise se Shendetesise permendej per here te pare fakti se ne “spitalet COVID” po trajtoheshin me protokollet perkatese edhe nje numer pacientesh te dyshuar per COVID19. Ndonese pranohej qe te dyshuarit ishin shtuar ne dy javet e fundit nuk jepej as numri i tyre as parametra te tjere shendetesore si psh. raste te renda, intubime, sherime, vdekje.

Fakti qe te dyshuarit me COVID19 po trajtoheshin ne “spitalet COVID” u raportua cdo dite me pas por pa dhene asnje parameter numerik ndaj, me 25 gusht, ne shkrimin “C’nuk thote Qeveria per situaten COVID-19” ne Syri.net nder te tjera kerkova qe edhe per kete kategori te jepeshin te dhena numerike njesoj si per rastet e konfirmuara, pra numri ditor, ai kumulativ, rastet e renda, rastet e intubuara, sherimet dhe vdekjet gjithashtu. Jo vetem qe keto nuk u dhane por edhe fjalia qe permendte rastet e dyshuara ne trajtim spitalor u vendos per here te fundit me 26 gusht, te nesermen e shkrimit, e me pas u zhduk pa nam e nishan ne te gjitha buletinet ditore qeveritare te mepastajme e deri sot.

Natyrisht qe nuk behet fjale per te diskutuar a verifikuar rast-per-rast nese eshte zbatuar apo jo nga mjeket e “spitaleve COVID” definicioni i OBSH-se. Kjo nuk ka pike rendesie. Gjithashtu askush nuk ka akuzuar as se po fshihen vdekjet as se po fshihen te vdekurit. Numri i vdekjeve COVID19 mund te jete aq sa thote qeveria, aq sa thote opozita apo nje numer i ndermjetem ne varesi te zbatimit te definicionit. Ne cdo rast publiku duhet te informohet edhe per rastet e konfimuara COVID19 edhe per ato te dyshuara COVID19 e per cdo rast tjeter vdekjeje qe ndodh ne “spitalet COVID”. Ngarkesa dhe rezultatet ne “spitalet COVID19” duhet te jene te qarta e te mireshpjeguara ne te gjitha aspektet.

Si ne rastin e vdekjeve edhe lidhur me rastet e renda e kritike shifrat qeveritare zbukurojne situaten. Ne treguesin e numrit te ketyre rasteve per cdo 1 milion banore Shqiperia klasifikohet tek 5-6 vendet me treguesin me te ulet nder 48 vendet/territoret e Kontinentit Europian. Nese kjo do te ishte e vertete do te duhej te kishim vdekshmerine shume te ulet aktuale te Finlandes apo Estonise. Nese kjo do te ishte e vertete atehere puna ne “spitalet COVID” nuk do te ishte aq sfiduese sa c’behet, as aq heroike gjithashtu.
Nga ana tjeter, Greqia fqinje me 10 milion banore deklaroi me date 20 nentor 519 raste serioze/kritike dhe 72 vdekje, apo 52 raste serioze/kritike dhe 7 vdekje per 1 milion banore ndersa Shqiperia, me me pak se 3 milion banore deklaroi 13 raste serioze/kritike dhe 15 vdekje apo 4 raste serioze/kritike dhe 5 vdekje per 1 milion banore. Me shume vdekje se raste serioze/kritike!

Ne total Greqia, qe nga fillimi e deri me 20 nentor, ka 136 te vdekur per 1 milion banore ndersa Shqiperia 234 vdekje per 1 milion banore (sipas shifres minimaliste te qeverise). Nga keto shifra kuptohet se ne Greqi alarmi per gjendjen e pacientit jepet mjaft me heren ne kohe e faze zhvillimi te semundjes e kjo ju jep mjekeve greke shume me shume shanse te shpetojne nje jete se taneve ne Shqiperi. Shoqeria greke, ndonese ballkanase, duket me e sensibilizuar e me e perkushtuar ndaj rregullave te distancimit dhe veteruajtjes.

Problemi yne si individe e shoqeri, qe nga hapja ne maj e deri sot, ka qene neglizhenca, shkujdesja, nenvleftesimi i rrezikut. Shifrat e zbukuruara te Qeverise kane kontribuar fuqishem ne kete lloj sjelljeje e kjo ne rritjen e perhapjes se COVID19 dhe efekteve te kesaj semundjeje, perfshire vdekjet. Ne te kundert, shifrat e Lulzim Bashes ndihmojne ndergjegjesimin per rrezikshmerine e semundjes dhe nxisin sjellje me te kujdesshme.

Vetem informimi i plote, i qarte e shumedimensional, pa rezerva e pa zbukurime ndihmon miremenaxhimin e situates, nxit sjelljen me te kujdesshme te individeve dhe te strukturave shoqerore: familje, rrethe shoqerore, organizma e organizata.

Sa per mjeket qe dalin te debatojne me Opoziten e te lavderojne Qeverine, bejne mire te ftillohen se jane aty per shendetin fizik e mendor te njerezise e jo per shendetin politik te Qeverise.

Perndryshe, na rrofshin treguesit!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.