Standard.al

Një “killer” përpara portës, Haaland nuk “ngopet” duke shënuar gola

0

Erling Braut Haaland nuk është asnjëherë I kënaqur me veten. Ndoshta është ky detaj në karakterin e tij, që bën sulmuesin norvegjes një “killer” përpara portës. Futbollisti 20-vjeçar realizoi katër gola në fitoren e Borussia Dortmund 5-2 në transfertën kundër Hertha Berlin, por gjithsesi nuk e ka pritur mirë zëvendësimin vetëm pesë minuta nga fundi i ndeshjes.

“I thashë trajnerit se nëse nuk do të më nxirrte nga fusha do të shënoja pesë gola”, ka thënë Haaland, që në këtë sezon ka një mesatare të frikshme me një gol çdo 63 minuta lojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.