Ka startuar në orën 20:45, në stadiumin “San Paolo” supersfida mes Napolit dhe Milanit e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A.
Napolitanët nuk do të kenë në dispozicion ndeshjen e sotme 2 futbollistët shqiptare, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, si dhe sulmuesin kryesor Osimene.
Ndërkohë në krahun tjetër, e vetmja mungesë për Milanin do të jetë Leao, për sa i përket futbollistëve. Mos harrojmë që në këtë përballje kuqezinjtë do të drejtohen nga Bonera, pasi Pioli dhe ndihmësi i tij kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në 5 sfidat e fundit që Napoli dhe Milani janë përballur me njëri-tjetrin në kampionat, 4 kanë përfunduar në barazim dhe 1 herë ka fituar napolitanët.
LIVE: NAPOLI-MILAN 0-1
Ibrahimoviç 21′
F