Standard.al

Drejtuesi i “Moderna”: Ja sa do të kushtojë vaksina anti-Covid

0

Vaksina anti-Covid, e kompanisë farmaceutike amerikane, Moderna, do të kushtojë mes 25 dhe 37 dollarëve për dozë, në varësi të sasisë së porositur nga qeveritë.

Lajmin konfirmohet për revistën gjermane “Welt am Sonntag” nga Stephane Bancel, shef ekzekutiv i komanisë “Moderna”.

Vaksina jonë kushton afërsisht e njëjtë me vaksinën e gripit, e cila kushton midis 8 dhe 40 euro”, është shprehur ai.

Mediat e huaja kanë raportuar më parë se Komisioni Evropian dëshiron të arrijë një marrëveshje me “Moderna” për të blerë miliona doza me një çmim më të ulët se 21 euro.

“Asgjë nuk është nënshkruar ende, por ne jemi afër një marrëveshje me Komisionin e BE-së. Ne duam të dorëzojmë vaksinat në Evropë dhe jemi në negociata konstruktive”, tha Bancel, duke deklaruar se është çështje ditësh nënshkrimi i marrëveshjes.

Kompania më parë njoftoi se efektiviteti i vaksinës është 94.5%.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.