Denoncimi me video i ish-deputetit: Olta Xhaçka harxhon 10 mijë euro të shqiptarëve çdo javë me helikopter për fushatë elektorale në Dibër

0
109

“Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka u zhvat shqiptarëve 10 mijë euro çdo javë, që të vijë me helikopter në Peshkopi për fushatë elektorale”.

Kështu deklaron Partia Demokratike, teksa ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka publikuar një video ku shfaqet një helikopter, për të cilin thotë se përdoret nga ministrja Xhaçka për fushatën e PS-së në Dibër.

“Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.
10 mijë euro çdo javë, prej gati një viti do të thotë që vetëm Olta Xhaka, për interesa privatë partiake, ka shpenzuar gati gjysmë milioni euro nga paratë e qytetarëve”, shkruan Gjunkshi.

Sipas tij, “është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, që blen vetë bombolën e oksigjenit, që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të përplaset”.

“Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri.
Na kushton më lirë t’i largojmë këta njerëz të pashpirt dhe të pafytyrë, që tallen dhe vjedhin qytetarët”, deklaron Gjunkshi.

Image

 

https://www.facebook.com/gjunkshixhemal.al/videos/689273051788192/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here