Tavo nga Gjirokastra: Përgjigjia nga anëtarësia ka qenë maksimalisht e mundshme, ja sa kanë votuar

0
206

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo deklaron nga Gjirokastra se anëtarësia e këtij qarku i është përgjigjur maskimalisht këtyre zgjedhjeve brenda partivë.

Tavo thotë se vetëm në Bashkinë e GJirokastrës ka 197 votuesë deri tani kurse nga Këlcyra, Përmeti, Tepelena e Memaliaj në këto momente ka 400 votues.

Ai gjithashtu zbulon se një numër i koniderueshëm qytetarësh i ësht përgjigjur pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e LSI.

DEKLARATA E VANGJEL TAVOS

Edhe pse në këtë situatë përgjigja nga anëtarësia e LSI-së ka qenë maksimalisht e mundshme. Siç e shikoni deri tani janë rreth 197 votues vetëm për Bashkinë e Gjirokastrës vetëm për këtë qendër votimi dhe nga informacionet që kam nga Përmeti dhe Tepelena, ku votojnë dhe Këlcyra në Përmet, edhe Tepelena në Memaliaj, në total deri në këto momente kanë kaluar 400 votues, anëtarë të LSI-së.
Gjithashtu kohët e fundit në procesin e ristrukturimit dhe riorganizimit në LSI, ku janë zhvilluar zgjedhjet në organizatat e LSI-së, kemi pasur një numër të konsiderueshëm qytetarësh që janë bërë tashmë pjesë të kësaj force politike dhe këtë e them me kënaqësi pasi njerëzit, qytetarët e qarkut të Gjirokastrës, ashtu si edhe në të gjithë Shqipërinë, po i përgjigjen pozitivisht ftesës së LSI-së për t’u bërë pjesë aktive jo vetëm e forcës sonë politike, por për t’u bërë pjesë aktive e ndryshimeve të mëdha që do të pasojnë pas datës së 25 prillit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here