Pjesëmarrje masive në votime, Silva Caka: Nga votimi fizik deri tani 15 330 persona…

0
119

Silva Caka deklaratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në LSI

Për të bërë një rezyme të të gjithë asaj që ka ndodhur ditën e sotme, më duhet që të rithem se në 61 bashkitë e Shqipërisë ka pasur 51 qendra votimi dhe votimi në të gjitha qendrat e votimit ka filluar në orarin e përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pra në orën 9 të mëngjesit dhe nuk është vënë re asnjë mangësi për sa i përket materialeve zgjedhore.
Procesi i votimit ka vijuar normalisht me një pjesëmarrje të konsiderueshme dhe i falënderojmë të gjithë qytetarët që u bënë pjesë e këtij procesi të brendshëm. Është e nevojshme të theksojmë që anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit kanë arritur që të ruajnë protokollin e masave të sigurisë kundër Covid 19, duke lejuar që në çdo qendër votimi të votojë vetëm nga një anëtar. Njëkohësisht për aq sa ka qenë e mundur këto komisione janë përpjekur të ruajnë edhe turmat e qytetarëve, të cilat janë krijuar jashtë qendrave të votimit. Është marrë çdo masë e mundshme për të respektuar protokollin e masave, pra çdo qendër votimi ka qenë e pajisur me termometër elektronik, me maska, me deinfektantë si për duart ashtu edhe për pajisjet.
Kujtojmë të gjitha ata qytetarë që dëshirojnë ende të votojnë online, se në çdo qendër votimi të LSI-së, do të kemi një asistent të votimit online. Është një person i deleguar nga LRI, i cili është mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili do të asistojë çdo person që ka pamundësi ose paqartësi lidhur me votimin online në linkun bashkohu.lsi.al.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të votojnë online se nëse ende nuk janë pajisur me usernamen e tyre, besoj që brenda orarit zyrtar të përfundimit të procesit elektoral, do të kenë në celularin e tyre të gjithë kredencialet me të cilat mund t’i bashkohen linkut dhe të kryejnë me sukses procesin e tyre të votimit.
Është e rëndësishme të theksojmë që pjesëmarrja është tepër e konsiderueshme, kryesisht në qarqet më të mëdha të vendit, madje kemi pasur edhe 2-3 raste që duhet të përmenden, siç është rasti i Qarkut të Shkodrës, ku në bashkinë e Vaut të Dejës apo të Malësisë së Madhe kemi pasur edhe ezaurim të formularëve të anëtarësisë apo të formularëve të rikonfirmimit të të dhënave, pra nga database i vjetër në atë të ri dhe për këtë KQZ-ja ka marrë masa për t’i pajisur këto qendra votimi me formularë të rinj.
Kemi bërë njëkohësisht njoftimet për të gjitha qendrat e votimit, që nëse do të ketë mangësi në këto dy elementë, pra në formularët e anëtarësimit të të rinjve dhe në formularët e rikonfirmimit të të dhënave, pra anëtarët e vjetër që duan të marrin kartën e re të anëtarësisë, duhet të kontaktojnë menjëherë një nga personat përgjegjës në KQZ, në mënyrë që të pajisen menjëherë me 2 formularë aplikimi dhe rikonfirmimi të dhënash.
Është e nevojshme tashmë që të kemi një pasqyrë ose tabelë përmbledhëse, si atij fizik, pra të qytetarëve që kanë preferuar të ndjekin metodën tradicionale, pra me fletën e votimit, dhe më pas do të kemi edhe një pasqyrë të dhënash të votimit online. Theksoj që të dhënat janë deri në orën 14.
Sipas komunikimeve të bëra së fundmi, flas për votimin fizik, në qarkun e Beratit kemi pasur 1551 anëtarë. Në qarkun e Dibrës kemi pasur në qendrat e votimit të këtij qarku 452 anëtarë. Në qarkun e Durrësit janë paraqitur pranë qendrave të votimi të Durrësit edhe Krujës 1620 anëtarë. Në qarkun e Elbasanit janë paraqitur 1230 anëtarë. Në qarkun e Fierit janë paraqitur pranë qendrave të votimit 1597 anëtarë. Në qarkun e Gjirokastrës janë paraqitur pranë qendrave të votimit 1051 anëtarë. Në qarkun e Korçës pjesëmarrja ka qenë në nivelin 1207 anëtarë. Në qarkun e Kukësit kemi pasur një pjesëmarrje prej 574 votuesish. Në qarkun e Lezhës kemi pasur një pjesëmarrje prej 913 votuesish. Do doja të ndalesha pak në qarkun e Shkodrës, sepse në raportimin e mëparshëm kemi pasur një diskordancë lidhur me shifrat dhe pasi e kemi verifikuar me KQZ-në kemi thënë shifrën 879 votues, por në të vërtetë kemi një shifër prej 1163 votuesish. Kërkojmë ndjesë për këtë mos rakordim, ishte menjëherë pasi bëmë rakordimet e duhura me të gjitha qendrat e votimit në qarkun e Shkodrës. Vijojmë me qarkun e Tiranës ku në qendrat e votimit janë paraqitur rreth 3056 anëtarë. Kemi edhe qarkun e Vlorës ku në qendrat e votimit janë paraqitur 1195 anëtarë. Pra në total votim fizik, e theksoj edhe njëherë sipas metodës tradicionale me fletën e votimit, kemi pasur një pjesëmarrje prej 15 325 votues.
Do të doja nga regjia që të bënte të mundur edhe në ekran shifrat e votimit online, të cilat janë akoma edhe më të përditësuara se ora 13. Shkodra rezulton që të ketë pasur votim online 888 persona, që sigurisht kanë kartën e re të anëtarësisë. Në qarkun e Kukësit pjesëmarrja në votim online është 651 anëtarë. Në qarkun e Lezhës pjesëmarrja në votimin online është 666 anëtarë. Në qarkun e Dibrës nëpërmjet linkut kanë votuar 765 votues. Në qarkun e Tiranës kemi një pjesëmarrje prej 1445 votuesish. Në qarkun e Durrësit kemi një pjesëmarrje prej 925 votuesish. Në qarkun e Elbasanit regjistrohet pjesëmarrje prej 914 votuesish. Në qarkun e Fierit kemi një pjesëmarrje prej 915 votuesish. Qarku i Beratit regjistron një pjesëmarrje në votimin online prej 779 votuesish. Në qarkun e Korçës kemi pjesëmarrje prej 739 votuesish. Në qarkun e Gjirokastrës kanë votuar online 865 anëtarë. Në qarkun e Vlorës kanë votuar online 905 anëtarë. Ky ishte votimi online.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here