Standard.al

Përfundon procesi zgjedhor, Pojana: LSI tregoi forcën vitale dhe ndryshimin që po vjen më 25 prill

0

Nënkryetari i LRI, Klevi Pojana, nepermjet nje postimi ne Facebook shprehet se votimet e sotme për strukturat e LSI janë shembulli më i mirë i funksionimi të demokracisë dhe parimit “një anëtar një votë”.

Pojana thotë se “44.413 anëtar të LSI që u bënë sot pjesë e proçesit të votimit, dëshmuan dhe një herë që LSI është një forcë vitale në të cilën çdo qytetar shqiptar mund të gjej veten. 25 Prilli do të jetë dita e ndryshimit të madh, dita në të cilën sovrani do të vendos për Shqipërinë në Europë”.

Mesazhi i plotë i Klevi Pojanës në Facebook:
“LSI përmbylli sot me sukses procesin e zgjedhjeve të brendshme sipas parimit ‘NJË ANËTAR-NJË VOTË’!
Vullnetarizmi, garantimi dhe mbrojtja e lirisë së shprehjes, demokracia e brendshme dhe kolegjialiteti në vendimmarrje shoqëruan këtë proçes kaq të domosdoshëm për një forcë politike që synon të kontribuoj pozitivisht në jetën publike në vend.
Respektimi i protokollit të masave anti COVID-19 dhe risia e votimit online (për herë të parë në Shqipëri), rezultoi një model i suksesshëm.
44.413 anëtar të LSI që u bënë sot pjesë e proçesit të votimit, dëshmuan dhe një herë që LSI është një forcë vitale në të cilën çdo qytetar shqiptar mund të gjej veten.
25 Prilli do të jetë dita e ndryshimit të madh, dita në të cilën sovrani do të vendos për Shqipërinë në Europë.
🌹🇦🇱❤️”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.