Standard.al

Mesazhi i qytetares që votoi nga SHBA për LSI: Atdheu është në rrezik, të gjithë duhet ta shpëtojmë

0

Janë me mijëra qytetarët që kanë votuar nga jashtë vendit për zgjedhjet në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Eglantina Mirashi është një prej intelektualëve që jeton në SHBA dhe ka zgjedhur që të marrë pjesë në votimin online për strukturat e LSI.

Në një mesazh në rrjetet sociale për gjithë qytetarët, ajo shprehet se atdheu është në rrezik nga keqqeverisja dhe çdo shqiptarë duhet të kontribuojë për forcimin e demokracisë në vend.

Mesazhi i plotë në Facebook

Jashtezokonisht e lumtur që në pamundesi për të qenë fizikisht në Shqiperi për të votuar për skuadren që do udhëheqe LSI në zgjedhjet e 25 prillit unë votova online nga SHBA. Falë risisë së votimit online që LSI ka sjelle, ku dhe ne anetaret e LSI që ndodhemi larg vendit të kemi mundesinë e vendimmarrjes.
Unë, miqtë e mi dhe familjarët tanë padiskutim do vijmë të votojmë për LSI më 25 prill. Sot Atdheu ynë është në rrezik. Ska punë, ska shpresë, ska të ardhme në atë vend. Sot Atdheu ka më shumë se kurrë nevojë për ne. Grabitqarët dhe tradhtarët e kanë shkërmoqur deri në palcë Shqipërinë. Edi Rama dhe sekti i tij antishqiptar po rrënon Shqipërinë çdo ditë e më shumë. Ne duhet ta ndalim. Largimi i kryehajdutit dhe kryemashtruesit Edi Rama është detyrë patriotike. Kam një thirrje për të gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë: Nëse e doni Shqipërinë, duhet ta shporrim Edi Ramëm. Më 25 prill të gjithë bashkë në Shqipëri. Shqipëria është e jona, jo e oligarkëve, jo e Ramës, jo e sektit pushtues rilindas.
Shqipëria është shtepia jonë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.